
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesditën e së hënës në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë saktësisht në Vushtrri.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për tëvë1.info ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 12:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në Vushtrri . Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa lëndime kanë pësuar dy persona”, ka thënë Zahiti./teve1.info/