Dy vëllezër janë arrestuar në Obiliq, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje rreth një prone janë përleshur fizikisht mes vete.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar ndihmë mjekësore.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike, e cila dyshohet se është përdorur gjatë rrahjes.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
“Janë arrestuar dy te dyshuar m/k –vëllezër në mes vete pasi që pas një mosmarrëveshje rreth një prone, te dyshuarit janë përleshur edhe fizikisht mes vete. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupor te cilit i është dhënë ndihma mjekësore. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike qe dyshohet se është përdorur gjatë rrahjes. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar te dyshuari janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./teve1.info/
