Sonte në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë ka ndodhur një aksident mes dy veturave, ku një person ka mbetur i lënduar.
“Në ora 20:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku”, ka thënë për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
“Njësia e trafikut ka dalë në vendngjarje në fshatin Komoran, në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, ku dy automjete janë përfshirë në aksident”.
“Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime”.
