ShowBizzz

Dyshe zjarr! Pas Oltit, zbulohet edhe emri i opinionistes tjetër të “Love Island Albania”

Formati ndërkombëtar i dashurisë, “Love Island Albania” nisi pak ditë më parë në Klan, nën drejtimin e Luana Vjollcës.

E ndërsa të dielën pritet të mbahet Prime i parë, janë zbuluar se kush do të jenë dy opinionistët e spektaklit.

Burime për Living thonë se njëri prej tyre do të jetë Dalina Buzi, e njohur tashmë me rolin e opinionistes në spektakle të tjera.

Më herët gazeta Express ka shkruar se opinionisti tjetër është Olti Curri.

Olti ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke mos e pohuar lajmin, tek ka përmendur edhe emrin e Dalina Buzi.

‘’Unë kam dëgjuar që do të jetë Dalina Buzi’’, tha fillimisht Olti, ndërsa kanë ripostuar postimet e njëri-tjetrit.