Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se sot po vazhdojnë intervistimet e personave përgjegjës për procesin e numërimit të votave në Komunën e Klinës.
Sipas njoftimit për media, këto veprime po kryhen në kuadër të hetimeve mbi dyshimet për manipulim të votave, përfshirë rezultatet e kandidatëve të subjekteve politike në këtë komunë.
Për këtë rast, Prokuroria ka autorizuar Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore, përfshirë intervistimin e personave të përfshirë në procesin e numërimit.
Prokuroria ka theksuar se mbetet e përkushtuar për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për garantimin e ligjshmërisë dhe integritetit të procesit zgjedhor.
Autoritetet njoftojnë se opinioni publik do të informohet për zhvillimet e mëtejshme në kohën e duhur.
