Lajme

Dyshohet se hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohet një person në Leposaviq

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në fshatin Qirkoviq të Leposaviqit, nën dyshimin se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Kosovës.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të martën, më 20 tetor 2026, rreth orës 11:05.

I dyshuari, është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar në prani të avokatit dhe punëtorit social.

“Fsh. Qirkovic, Leposaviq 20.10.2026 – 11:05. Njësia policore ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. I dyshuari është sjellë në stacion ku është intervistuar në prezencë të avokatit dhe punëtorit social. I njëjti në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar “Kalim ilegal i kufirit”. 

Të Ngjashme