Kantautori Gjergj Jorgaqi ka ndarë një anë tjetër tijën në një program televiziv.
Ndërsa përshkroi momentin e vështirë që kaloi teksa e bija ishte në një gjendje jo të mirë shëndetësore, ai foli për herë të parë lidhur edhe me thashethemet që ia bënë këtë periudhë edhe më dramatike.
Siç ai rrëfeu, stresi që kaloi e bëri që të humbiste shumë kilogramë, ndaj “zërat” thanë se ishte pasojë e konsumimit të lëndëve narkotike.
Kantautori i mirënjohur theksoi se kurrë nuk ka konsumuar asnjë lëndë narkotike, ndërsa ndryshimet fizike erdhën nga vuajtjet me të bijën.
që po kalonte u shoqërua edhe me thashetheme rreth tij.
“Ja fali jetën Zoti dhe e ktheu po prapë në jetë dhe bëhem hasëm për këdo që e prek. Aty e kam fokusin më të madh të jetës sime. Kam vuajtur goxha, përfundova nga 80 kg në 47 kg, sa ishte një periudhë kohe që flitej se kisha filluar drogën”, tha ai duke mohuar të ketë provuar ndonjëherë lëndë narkotike.