Sot në mëngjes ka nisur një ditë e re në Ferma VIP 3, ku pjesëmarrësit janë angazhuar në ndarjen e detyrave dhe kujdesin për kafshët. Veterineri ka vizituar fermën, duke udhëzuar dhe këshilluar fermerët mbi mënyrën e sjelljes dhe trajtimit të kafshëve.
Momente gazmore nuk kanë munguar gjatë përkujdesjes për kafshët. Një prej tyre ishte kur Jonida Maliqi dhe Moza Ahmeti u trembën nga një pulë, duke shkaktuar të qeshura mes pjesëmarrësve.
Të lidhura
None found
Megjithatë, nuk kanë munguar as situatat e tensionuara. Vanesa është ndjerë e ngarkuar emocionalisht dhe ka shpërthyer në lot, duke kërkuar të komunikojë me Again.
“E di kush e bën për kamera dhe kush jo. E ndjej kush më thot me shpirt ‘sa e mirë je’ dhe kur dikush e thot ndryshe”, ka thënë Vanesa mes tensionit.
Dita në fermë ka treguar kështu një kombinim të punës së përgjegjshme, argëtimit dhe emocioneve të forta, duke shërbyer si një pasqyrë e jetës në Ferma VIP 3.
Të Lidhura:
- Konkurrente në “Kënga Magjike”, Blerina Braka tregon kuptimin e këngës
- Xheneta për Gjestin: Mendoj që është kthyer tek ish e dashura
- Në intervistën e parë pas daljes nga “Big Brother”, Gjesti ia pret shkurt Eglit: Nuk gënjej dot…
- “Ne të dyja”- Më të lumtura e kurrë, Eni Koçi ndan fotot e ëmbla me vajzën e saj! Ja ku shfaqen nënë e bijë
