Një moment nga ndarja e çelësave të shtëpive të reja të rindërtimit në Turqi është bërë viral. Dy djem të vegjël vrapojnë drejt presidentit turk për t`i marrë çelësat, por teksa më i vogli harron ose refuzon t`ia puthë dorën, Erdogan e godet me shpullë dhe ia bën me shenjë t`i puthë dorën.
I vogli bindet. I madhi gjithashtu.
Pamjet janë bërë virale kudo në rrjet dhe janë déjà vu e ngjarjes së tre viteve më parë, kur Erdogan goditi në kokë një tjetër fëmijë pasi preu shiritin në inaugurimin e një ure, përpara presidentit.
/tiranapost