Lajme

E bija u bë nënë në moshën 14-vjeçare, prindërit e së miturës i bëjnë thirrje autoriteteve të lirojnë dhëndrin

Prindërit e adoleshentes e cila solli u bë nënë në moshën 14-vjeçare, kanë rrëfyer për mediat se vajzën e kanë martuar me dëshirë, ndërsa kanë bërë thirrje që të lirohet nga burgu dhëndri i tyre, 21-vjeçari i cili u vu në pranga nën akuzën se ka kryer marrëdhënie seksuale me të mitur.

Nëna e 14-vjeçares: E ka dashuruar vajza edhe ne kemi rënë dakord. Dua që dhëndri të dalë sa më shpejt.

Ne kështu jemi martuar, të vogla. Edhe unë jam martuar 12 vjeç. Për ne nuk është problem mosha, ne në racën tonë martohemi të vogla.

Vajzën tonë e kemi martuar me dëshirë. Ne jemi nga Elbasani dhe e kemi martuar vajzën në Korçë me dëshirë. Dua të dalë dhëndri sa më shpejt.

Ai punon dhe mban nusen. Kur ka lindur është njoftuar policia për rastin. Në spital e ka shoqëruar vajzën bashkëshorti.

Babai i 14-vjeçares: Jam babai i vajzës. Vajza është martuat me dëshirë, me nënë me babë i kemi dhënë leje që e martova në Korçë se unë jam nga Elbasani. Dhëndri nuk e mori me zor. Pasi ka lindur goca patëm probleme se më kanë marrë dhëndrin në polici. Vajza ka gati një vit e gjysëm martuar.

Dua që dhëndri të lirohet një orë e më parë se ne jemi romë dhe raca rome martohen të vegjël. Ja ku i kam unë kam 6 fëmijë. Unë vajzën time e martova por shteti që hyn në këtë punë është pa arsye. Unë i them shtetit që të më lirojë dhëndrin. Erdha nga Miloti me familjen, këtu e kam dhe gocën dhe i them shtetit të më lirojë dhëndrin.