LifeStyle

E dashura futbolliste e mesfushorit të Juventusit: Bëjmë të njëjtën punë, por ai fiton 100 herë më shumë

Alisha Lehmann është një lojtare e Juventusit dhe një nga futbollistet më të përfolur në botë me më shumë se 17 milionë ndjekës në Instagram dhe 10 milionë në TikTok.

25-vjeçarja është e dashura e Douglas Luiz, i cili është po ashtu lojtar i të njëjtin klub futbolli dhe numëron 1.5 milionë ndjekës në Instagram.

Por, Alisha Lehmann është ankuar për diferencën e pagës që merr ajo dhe Douglas Luiz.

“Të gjithë do të donin të kishin të njëjtën pagë. Unë shpesh flas me Douglas në shtëpi për këtë dhe i them se nuk është e drejtë. Ne bëjmë të njëjtën punë, por ti paguhesh njëqind herë më shumë se unë”, tha ajo për ai ‘La Gazzetta dello Sport’ .

“Është diçka që më prek mua sepse jam grua. Natyrisht, ka ende shumë për të bërë sepse ndoshta nuk do të ketë kurrë paga të barabarta. Do të duhet të ketë një vullnet shumë të fortë për të bërë një ndryshim në këtë drejtim”, pranoi futbollistja zvicerane.

Alisha Lehmann, e cila gjithashtu luajti për Aston Villa në të njëjtën kohë me brazilianin Douglas Luiz, këmbënguli se situata “nuk është e drejtë”.

Për mënyrën e saj të jetesës, Alisha Lehmann shpjegoi: “Unë nuk jetoj si yll, por si gjithë të tjerët. Kur njerëzit të shohin në rrjetet sociale mendojnë se bën një jetë ndryshe, por nuk është kështu. Bëj një jetë normale, shkoj në shtëpi, gatuaj, bëj të njëjtat gjëra si gjithë të tjerët”.

Në vitin 2022, Alisha Lehmann dhe Douglas Luiz i dhanë fund romancës më pak se një vit pasi konfirmuan lidhjen e tyre.

Gazeta ‘The Sun’ raportoi çifti u ndanë për shkak të një debati pasi Alisha Lehmann pozoi në kalendarin e tyre zyrtar të vitit 2023.

Dy futbollistët u pajtuan një vit më vonë, duke pozuar të përqafuar dhe të buzëqeshur. Para se të niste romancën me Douglas Luiz, Alisha Lehmann ishte në një romancë me futbollisten Ramona Bachmann. Historia e dashurisë së Ramona Bachmann dhe Alisha Lehmann, e cila përfundoi më 7 mars 2021, u bë dokumentar nga BBC.