1
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e dy personave në Vushtrri për dhunimin e një gruaje.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit ditor të Policisë së Kosovës gjatë së mërkurës, ku thuhet se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, shkruan Insajderi.
“DHUNIM- Vushtrri 24/25.02.2026-21:00-01:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e PK’së.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar ne mbajtje, ka bërë të ditur policia.
