ShowBizzz

E fundit/ Enca lirohet nga qelia

Gjykata e Tiranës liron nga paraburgimi këngëtaren Ruensa Haxhia, të njohur me emrin e artit Enca. Ajo u arrestua, dy ditë më parë, pasi në banesën e saj u gjet kanabis.

Prokuroria kërkoi arrest me burg ndërsa avokatët kërkuan masë më të butë sigurie duke pretenduar se nuk qëndrojnë kriteret për masë arresti burg.
Sipas avokatëve kontrolli në banesë është bërë pa vendim gjykate por me iniciativë të policisë.

Këngëtarja ishte e pranishme në seancë por nuk foli. Asaj iu caktua masa ‘detyrim paraqitje’.

Në një dokument nga dosja, të siguruar nga Report Tv, policia shkruante se pas arrestimit, Enca Haxhiaj ka pranuar se është përdoruese e kanabisit.

Ajo sqaronte se bimët i ka mbjellë vetë, për kuriozitet dhe për nevojat e saj personale.

Këngëtarja u arrestua pasi u akuzua se kultivoi bimë kanabis në ballkonin e banesës së saj në Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo.