
Marka e njohur e rrobave të banjos, ‘Cotazur’ do të marrë masa ligjore ndaj moderatores shqiptare Kiara Tito.
Marka e njohur ka folur së fundmi me “Iconstyle” për kopjimin e rrobave të banjos të Kiarës, duke pohuar se nuk ka asnjë bashkëpunim me markën e rrobave ‘Kiara Tito’.
‘Marka jonë nuk ka asnjë partneritet me këtë person. Avokatët tanë do të kujdesen për situatën’– bën të ditur marka e njohur.
Një reagim nga Kiara për gjithë zhurmën në rrjet nuk ka ndodhur ende.