Lajme

E gjithë bota sonte me sytë tek “Hëna e gjakut super blu”. Mos e humbisni!

Gushti vazhdon të jetë një muaj emocionues për shikuesit e qiellit dhe mbrëmja e sotme do të jetë një e tillë. Ngjarja e më e madhe dhe më e ndritshme hënore e vitit e quajtur super hëna blu do të shënojë startimin e saj sonte, e cila do të jetë e para nga katër super-hënat në muajt e ardhshëm.

Super hëna blu do të shfaqet sonte në horizont, duke nisur një sërë ngjarjesh astronomike.

Kjo është e para nga katër super-hënat në katër muajt e ardhshëm. E radhës do të jetë më 18 shtator, e ndjekur nga 17 tetori dhe më pas do të përfundojë me një super-hënë përfundimtare më 15 nëntor.

Koha më e mirë për të pare super hënën është gjatë lindjes së saj, e cila përkon me orare të ndryshme në të gjithë botën.

Super-hënat ndodhin kur një hënë e plotë lind gjatë pikës më të afërt në orbitën e saj me Tokën. Gjithashtu, fenomeni ndodh kur ka dy hëna të plota brenda një muaji të vetëm kalendarik ose katër hëna të plota brenda një sezoni.

Ato janë mjaft të rralla – prandaj është edhe shprehja, “një herë në një hënë blu”.

Hënat e ardhshme super blu janë parashikuar në janar dhe mars të vitit 2037. Përafërsisht një e katërta e të gjitha hënave të plota janë super-hëna, ndërsa vetëm 3% e hënave të plota janë hëna blu.

Super-hëna blu e natës së sotme është e rrallë, ajo e shtatorit përkon me një eklips të pjesshëm hënor – një tjetër pamje që ia vlen të shikohet.

Kur hëna është më afër Tokës në orbitën e saj, ajo mund të duket deri në 14% më e madhe dhe 30% më e ndritshme se sa kur është në pikën e saj më të largët nga planeti, i njohur si apogje, 405,500 kilometra nga Toka.