1
Modelja shqiptare Arbenita Ismajli ka pranuar një buqetë gjigante me trëndafila të kuq.
Në pamjet e publikuara nuk shfaqet vetë Arbenita, por vetëm buqeta mbresëlënëse, duke e bërë surprizën edhe më enigmatike, shkruan Indeksonline.
Trëndafilat e kuq, simbol i dashurisë dhe pasionit, kanë shtuar edhe më shumë kuriozitetin.
Arbenita Ismajli është e njohur për faktin se jetën e saj private e mban larg syrit të publikut, ndaj edhe këtë herë ka zgjedhur të mos zbulojë detaje.
Megjithatë, surpriza ka mjaftuar për të ndezur rrjetin dhe për të rikthyer vëmendjen te emri i saj.
ks
