Moti për ditën e sotme do të karakterizohet nga intervale me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat pritet të shtohen dhe të dendësohen, duke krijuar kushte për reshje shiu të shoqëruara me shkarkime elektrike.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 14 deri në 18 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, është parashikuar që era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me një shpejtësi prej 1 deri në 8 metra në sekondë. /teve1.info/
