Horoskopi

E hënë, 4 nëntor 2024; Luani e nis mbarë këtë javë

Fishekzjarre në dashuri! Me pak fjalë, kjo do jetë një ditë e jashtëzakonshme për ndjenjat, me Marsin në shenjë që forcon energjitë dhe bashkohet me Hënën, edhe kjo e fundit në planë të parë.

Kryefjalë e ditës është edhe familja, duke xjerrë në dritë anën më të ëmbël dhe protektive të çdokujt.

Kush është në një lidhje, do mund të shprehë dashurinë pa rezerva, duke gjetur çelësin e duhur për të hapur zemrën e partnerit/es.

Edhe për ata që janë single do ketë raste shumë interesante: nëse mërzia dhe monotonia ju ka frenuar, tani është momenti për t’u hedhur në njohje të reja, mbase duke takuar njerëz jashtë ambienteve të zakonshme.

Në punë dita premton rezultate të mira: moment i favorshëm për të fituar vëmendjen e eprorëve, apo klientëve.