Ronaldo Shakra është një nga gazetarët më të komentuar dhe të ndjekur në vendin tonë.
Ai gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e publikut me karakterin e tij ngacmues dhe të drejtpërdrejtë.
Pas eksperiencës në “Big Brother VIP”, Ronaldo është duke marrë pjesë në një tjetër show televiziv, “Kepi i VIP-ave”.
Prej tij nuk kanë munguar postimet në Instagram ku ndan me ndjekësit momente mjaft gazmore e jo vetëm.
Mirëpo nga postimet e shpeshta, duket se Ronaldon e ka kapur “syri i keq”.
Në një video pak më parë, ai ka treguar se ka temperaturë.