Lajme

E kërcënoi për ta vrarë në sy të fëmijës, Policia prangos burrin e Bedrie Lokës

Xhemal Loka, bashkëshorti i 41 vjeçares Bedrie Loka, është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia e Durrësit. Ky shtetas akuzohet se ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, duke e shtyrë drejt vetëvrasjes me fostoksinë.

45 vjeçari kur ishte kthyer nga Greqia, e kishte kërcënuar për ta vrarë bashkëshorten me mjet prerës thikë, në prezencë të njërit prej fëmijëve.

Vëllezërit e të ndjerës kanë ngritur dyshimet se motra e tyre dhunohej dhe bullizohej dhe nga vetë familja e burrit, pasi ky i fundit ishte kthyer në shtëpi në ditët e fundit të 2023-shit, për festa pasi ishte liruar nga burgu. Edhe fëmijët kur janë pyetur, kanë thënë ën polici se prindërit kishin konflikte.

“Gjithashtu, nga hetimet e thelluara rezultoi se më datë 27.12.2023, shtetasi Xhemal Loka e ka kërcënuar bashkëshorten me mjet prerës (thikë), për të vrarë, në prezencë të njërit prej fëmijëve. Për këtë rast, shtetasja Bedrie Loka nuk ka bërë kallëzim në Polici”, thuhet në njoftim.

Personi i arrestuar, shtetasi Xhemal Loka
Personi i arrestuar, shtetasi Xhemal Loka

Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë sekuestruar celularin e shtetasit Xhemal Loka, i cili e kishte fshehur atë, dhe nuk ka bashkëpunuar me Policinë. Ky celular, bashkë me celularin e shtetases Bedrie Lokës, janë dërguar për ekspertimin me qëllim gjetjen e provave për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Lexo edhe: Gruaja e vetëvrarë në Durrës dyshohet se dhunohej, burri sapo ishte liruar nga burgu

Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit vijojnë veprimet e thelluara me qëllim zbardhjen e plotë të shkakut që detyroi 41-vjeçaren të konsumonte lëndë helmuese, nga e cila për pasojë humbi jetën.

Bedrie Loka, gruaja e vetevrare ne Durres
Bedrie Loka, gruaja e vetevrare ne Durres

Gjithashtu, nga strukturat e specializuara për Hetimin e Krimeve Kibernetike po kryhen veprime hetimore intensive për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore autorin/en e keqpërdorimit të të dhënave të shtetases Bedrie Loka, në rrjetin social “Tik Tok”.

Njoftimi i plotë – Drejtoria Vendore e Policisë Durrës:

Vihet në pranga bashkëshorti i 41 -vjeçares që humbi jetën 4 ditë më parë, si pasojë e konsumimit të fotoksinës.

Nga hetimet e thelluara rezultoi se 45-vjeçari ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorten e tij.

45-vjeçari, kur ishte kthyer nga Greqia, e kishte kërcënuar për ta vrarë bashkëshorten, me mjet prerës thikë, në prezencë të njërit prej fëmijëve.

Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.

Në vijim të veprimeve të thelluara  hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për zbardhjen e shkakut të konsumimit të lëndës helmuese nga 41-vjeçarja B. L., e cila më pas humbi jetën, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin Xh. L., 45 vjeç, i cili përkohësisht jetonte në Greqi, për shkak të punës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi Xh. L., 45 vjeç, kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij, shtetasen B. L.

Gjithashtu, nga hetimet e thelluara rezultoi se më datë 27.12.2023, shtetasi Xh. L. e ka kërcënuar bashkëshorten me mjet prerës (thikë), për të vrarë, në prezencë të njërit prej fëmijëve. Për këtë rast, shtetasja B. L. nuk ka bërë kallëzim në Polici.

Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.

Arma e gjetur nga Policia e Durresit ne shtepine e Xhemal Lokes
Arma e gjetur nga Policia e Durresit ne shtepine e Xhemal Lokes

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë sekuestruar celularin e shtetasit XH. L., i cili e kishte fshehur atë, dhe nuk ka bashkëpunuar me Policinë.

Ky celular, bashkë me celularin e shtetases B. L., janë dërguar për ekspertimin me qëllim gjetjen e provave për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Po në vijim të veprimeve të thelluara janë kryer një sërë veprimesh të tjera procedurale me qëllim dokumentimin e plotë të shkakut që detyroi shtetasen B. L., të konsumonte lëndë helmuese.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet e thelluara me qëllim zbardhjen e plotë të shkakut që detyroi 41-vjeçaren të konsumonte lëndë helmuese, nga e cila për pasojë humbi jetën.

Gjithashtu, nga strukturat e specializuara për  Hetimin e Krimeve Kibernetike po kryehen veprime hetimore intensive për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore autorin/en e keqpërdorimit të të dhënave të shtetases B. L., në rrjetin social “Tik Tok”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo