Lajme

“E kishte nxjerrë me fëmijët mes 4 rrugëve, e strehoi komshia”, “Mashtron” – E reja tentoi të mbytej me të miturit në Bunë, vjehrra përballet me dhëndrin: Kam fotot ku e ka dh*nuar

Gazeta Panorama
Menu Refresh Kthehu

“E kishte nxjerrë me fëmijët mes 4 rrugëve, e
E ëma e 27-vjeçares që tentoi të vetëmbytjen në Bunë me 4 fëmijët e mitur është përballur “Live” me dhëndrin e saj, Ajet Isufinë emisionin ‘Me zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ku kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit.

Ajet Isufi ka fajësuar vjehrrën e tij për aktin që ndërmorri e shoqja, duke e akuzuar si shkaktare.

Por, nëna e të resë pretendoi se Ajeti e kishte nxjerrë nga shtëpia 27-vjeçaren së bashku me katër fëmijët e mitur.

Debati LIVE:

“I kemi dërguar për të ngrënë, i kemi mbajtur me të gjitha të mirat. I dimë të gjitha gjërat e tij, tani e 8 vite. Ka ngacmuar shoqet e punës time, më ka thënë “a është Ajeti ky”. Edhe në 12 të natës kemi shkuar për problemet që ka pasur Ajeti, se na merrte goca në telefon. Jemi lodhur shumë me këtë muhabet, në 8 vite”, tha e ëma.

“Kam 8 vite që kërcënohem prej burrit tënd”, u shpreh Ajet Isufi.

“Kamerat i kemi të regjistruara. Vajza dhe fëmijët janë shumë të mirë. Kam shkuar ta marr në Tiranë, e ka lënë mes katër rrugëve. E ka nxjerrë nga shtëpia me 4 fëmijët. Atë natë i rashë vajzës në telefon dhe nuk dinte të tregonte se ku ishte. Më tha më ka nxjerrë jashtë me gjithë fëmijët, e ka strehuar komshia që i kishte dhënë me qira”, shtoi ajo.

“Mashtron”, u shpreh ai.

“Ai ishte larguar, ka pasur probleme edhe me pronarët e shtëpisë, kanë kapur vajzën dhe ia ka thënë. Unë i kam të gjitha fotot, dhunimin e vajzës që i ka bërë”, shprehet nëna e 27-vjeçares.