LifeStyle

E konfirmon shkenca: Martesa rrit presionin e gjakut

Është bërë shaka prej kohësh se martesa mund të rrisë nivelet e presionit të gjakut, por studimet e fundit kanë treguar se ky është fakt.

Nëse nuk trajtohet, hipertensioni mund të rrisë rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru dhe rreziku është 9 për qind më i lartë nëse personi është i martuar, sipas studiuesve amerikanë.

Ata sugjerojnë që mjekët duhet t’u ofrojnë çifteve programe të përbashkëta trajtimi, për të kaluar problemin së bashku.

Studiuesit donin të testonin nëse shumë çifte të martuara që shpesh kanë të njëjtat interesa, mjedis të jetesës, zakone të jetesës dhe rezultate shëndetësore, mund të ndajnë gjithashtu presionin e lartë të gjakut.

Ata kryen analiza mbi matjet e presionit të gjakut nga 1086 çifte angleze së bashku me 3989 çifte amerikane, 6514 kineze dhe 22.389 çifte indiane.

Rreth 47 për qind e çifteve në Angli, me një moshë mesatare prej 74,2 për bashkëshortët dhe 72,5 për gratë, u zbulua se kishin presion të lartë të gjakut, më i lartë se 38 për qind në SHBA, 21 për qind në Kinë dhe 20 për qind në Indi.

Krahasuar me gratë që ishin të martuara me burra që nuk kishin presion të lartë të gjakut, ato me burra me presion të lartë të gjakut kishin 9 për qind më shumë gjasa të vuanin nga e njëjta gjë.

Lidhje të ngjashme u panë edhe për burrat me gra dhe presionin e lartë të gjakut.

Bethany Barone Gibbs, studiuese tha se “nëse burri ka hipertension, gratë kanë më shumë gjasa që të vuajnë nga hipertensioni gjithashtu”.

Ajo tha se ndjekja e kësaj ideje, ndryshimi i stilit të jetesës, ulja e stresit ose ngrënia e një diete më të shëndetshme mund të ulin presionin e gjakut. Megjithatë, këto ndryshime mund të jenë të vështira për t’u arritur nëse partneri nuk po bën ndryshime me ju.

*Gjetjet u publikuan në Journal of the American Heart Association.