ShowBizzz

E konfirmon vetë ajo! Loredana publikon foton e parë krah të dashurit të ri duke u puthur

Duket se tashmë nuk ka më vend për dyshime. Loredana dhe futbollisti i njohur gjerman, Karim Adeyemi janë në një lidhje bashkë.

Këngëtarja ka postuar një foto në Instagram vetëm pak minuta më parë, ku shihet duke u puthur krah një mashkulli.

Megjithëse ajo ka zgjedhur që vetëm një pjesë të tij të tregojë në foto, të gjitha detajet të çojnë te Adeyemi.

Karim Adeyemi është 21 vjeç, një futbollist profesionist që luan me ekipin e Borussia Dortmund në elitën gjermane.