ShowBizzz

E krahasuan me Halandin, Kejvina ironizon me talljet që iu bënë në rrjet

Gjatë kohës që qëndroi në “Big Brother VIP”, përpos shpullës së famshme ndaj Luiz Ejllit, Kejvina Kthella u komentua shumë në rrjet nga ndjekësit për ngjashmërinë me futbollistin Haland.

Nisur nga këto krahasime që asaj iu bënë, modelja ka vendosur të reagojë.

Në një postim në Instagram, në mënyrë ironike, Kejvina shkruan: “Halandi sot me nerva edhe stylish”.