ShowBizzz

E kritikuan për lëvizjet provokuese në kishë, Arjola e ashpër me ndjekësit e saj

Ditën e sotme, aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri u kthye në qendër të vëmendjes pas një videoje të publikuar nga vetë ajo në rrjetet sociale.

Aktorja shihej brenda në kishë teksa bënte disa lëvizje provokuese, moment i cili u komentua mjaft nga ndjekësit e saj.

Për këtë ka reaguar pikërisht Arjola. Në postimin e saj ajo shkruan:

“Për të gjithë këto moralista që mban kjo tokëë e sidomos këta që shohin veprimet e mija me lupeë e i zmadhojne e i bëjnë Allahi na rujtë , veprimet e veta nuk i shohin se nuk ju del koha. Pikërisht në këtë kishë u mbajt aktiviteti i përvitshëm #albanianroots ku festuan kënduan e kërcyen rreth 300 të ftuar të gjithë shqiptarë. Tani unë pse mos të kërceja apo vetëm unë jo se unë s’bën po ikni ore shifni punët e juaja se na keni knoq fare me këto morale qe s’di ku i bleni sa ju kushton kg se i shisni shtrenjtë a këshu i bleni shumë lirë”.