Lajme

E KRYER/ Broja arrin akordin me skuadrën e re, ja detajet e marrëveshjes

Armando Broja është pranë huazimit te skuadra e Ipusiç në Premier Ligën angleze. Këto janë të rejat e fundit që vijnë nga merkato.

Gazetari anglez, Stuart Uatson, i cili është shumë pranë klubit të Ipsuiç, raporton se palët duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për sa i përket huazimit të sulmuesit shqiptar drejt klubit të sapo ngjitur në Premier Ligë.

Broja kërkon të marrë sa më shumë minuta, për të kapur formën e duhur, teksa Ipsuiçi duket një mundësi ideale për të. Bëhet fjalë për një huazim 1-vjeçar me të drejtë blerje për 30 milionë paund, në rast se Ipsuin siguron qëndrimin në Premier Ligë. Broja do të udhëtojë për teste mjekësore në 24 orët e ardhshme pasi po përgatiten edhe kontratat mes klubeve.