Vendimi i Agait për të zgjedhur Valerin si kryefermer dhe veprimet e këtij të fundit gjatë kohës që ai ka mbajtur këtë pozicion ka nxehur jo pak gjakrat në “Ferma VIP” gjatë kësaj jave.
Pasi mori postin ditën e hënë, ditën e martë Valeri ja u la pushim fermerëve, duke marrë përsipër të gjitha punët e fermës. Kjo ka qenë pikënisja e të gjitha diskutimeve, që ka revoltuar fermerët.
Por Valeri në fjalën e tij tha se këtë plan e ka menduar që në fillim, teksa shton se ka zakon që të fryjë situatat.
“Ka pasur kryefermer dhe ja u ka treguar gjithësecilit vendin. Unë e kam zakon që të fryjë një gjë. Nata e marrjes së pozicionit si kryefermer, këta nuk e prisnin. Planin e të nesërmes e kam pasur që kur kam ardhur këtu. Mënyra se si i bëj unë gjërat, është puna ime”, tha Valeri.
Flori ka qenë një nga kritikët më të mëdhenj të Valerit si kryefermer dhe tha se ky i fundit i ka keqtrajtuar kafshët për shkak të egoizmit të tij.
“Ky i bën punët për të treguar që nuk na llogarit fare. Këtu ka ndodhur keqtrajtim kafshësh, e mua më vjen keq që poni ka ndenjur në llucë e pa ujë, vetëm për egoizmin e këtij”, tha Flori.
Por diskutimi ka vijuar më pas edhe me Buçkon, i cili nuk pranoi akuzat e Valerit, i cili i tha se je spiun i Florit, kur Gledisi shkoi ta ndihmonte në punët e fermës.
Aktori mohoi në mënyrë kategorike që të ketë ndikuar tek Buçko që të shkojë në stallë, por moderatorja Fjoralba Ponari theksoi se Flori është ai që ka ndikuar.
“Ti e mban atë si kone”, tha Valeri në inat e sipër, duke iu drejtuar Florit për Buçkon.
Por debatet e Valerit kanë vijuar edhe me Ditean, e cila tha se askush nuk ja hedh dot poshtë punën, ndërsa e quan fermerin si një mashtrues./vizionplus.tv
Subscribe