LifeStyle

E mbani afër çdo ditë, artikulli që ka mikrobe më shumë se sa guaska e tualetit

Ekziston një artikull në shtëpi që shpesh mund ta neglizhoni për ta pastruar.

Por, ky artikull po del të jetë tejet problematik në grumbullimin e mikrobeve, paralajmërojnë ekspertët, shkruan Express.co.uk.

Siç raportohet, celulari ose telefoni fiks mund të jetë një terren pjellor për mikrobet. Me deri 25 mijë mikrobe për inç katror, ato strehojnë më shumë baktere se sa ndenjëset mesatare të tualetit.

Ndonëse është e lehtë ta harroni pastrimin e telefonit, ka metoda të drejtpërdrejta për të reduktuar ekspozimin ndaj mikrobeve me të cilat përballesh çdo ditë.

“Telefonat dhe kufjet përdoren shpesh dhe mund të kontaminohen lehtësisht me baktere – veçanërisht në zyra me telefona dhe pajisje të përbashkëta”, thonë ekspertët.

Ekspertët rekomandojnë në këtë rast përdorimin e pecetave dezinfektuese për t’i pastruar këto pajisje çdo ditë, veçanërisht zonat e zërit dhe të kufjes.

Por nuk janë vetëm telefonat që janë të mbushur me mikrobe, raporton Mirror. Edhe tastierat, mausat dhe ekranet e kompjuterit gjithashtu janë zona të rrezikshme për bakteret, sipas një eksperti të pastrimit.