Shëndetësi

E mbylli jeten e tij si shites fruta perimesh, u kujtohet aktori Coli, ylli me vetëm një rol në kinema

Shpëtim Zani është një aktor, që luajti vetëm një film: rolin e “Colit” tek filmi “Debatik.

Më pas ai nuk luajti më asnjë rol.

Nuk dihet nëse kjo ishte zgjedhje e tij, apo nuk e përfshiu më asnjë regjisor në filma të tjerë.

Nga një yll në ngjitje, ai përfundoi në shitës zarzavatesh.

TS Poll - Loading poll ...

Megjithatë ka mjaftuar ai rol, që ai të përjetësohet në kinemanë shqiptare.

“Coli, personazhi që i ka rezistuar kohës për bukuri edhe sot e kësaj dite.

Fëmijë gjithë jetë, gjithë energji, me një mimikë të shkëlqyer, që ja lexoje në fytyrë menjëherë gjëndjen emocionale të rolit.

Ishte më i talentuari i gjithë atij grupi fëmijësh që u aktivizuan në atë kohë nga babaxhani i Kinostudios. Hysen Hakani.

Nuk i di arsyet se pse e mbylli si një shitës zarzavatesh…

Megjithëse me vetëm një rol, mbetet një nga fëmijët aktorë më të talentuar, që e kishte të falur nga natyra, jo nga përvoja, që kanë luajtur në filmat tanë….

Shpirti në Parajsë t’u prehtë Shpëtim Zani”, shkruan Ilir Gjorgo./aktoretshqiptare.com