Lajme

“E njeh shumë mirë ëndrrën amerikane” Pozhari flet për sekretarin potencial të SHBA-së

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, nominoi senatorin nga Florida Marco Rubio për postin e Sekretarit të Shtetit.

Për këtë analisti, Xhevdet Pozhari ka thënë se Ruboi është person që e njeh shumë mirë ‘ëndrrën amerikane’ dhe një ndër senatorët më të ashpër për konkurrencën e SHBA-së që ka me Kinën.

Tutje, Pozhari tha se me aq sa ka parë Rubio ka referenca të rëndësishme për ekonomi, familje dhe siguri të SHBA-së.

”Më këtë Trumo vetëm e sforcon atë që e ka deklaruar në raport me Kinën. Vetë z.Rubio ka qenë ndër senatorët më të ashpër për konkurrencën që kanë SHBA-të me Kinën. Ka qenë një përkrahës i zjartë i Tajvanit, i zhvillimit të tij dhe më pas në momente të caktuara ka deklaruar se SHBA-të në rastë të ndonjë rreziku që mund ta ketë ky vend duhet që ta mbrojnë edhe me armatime edhe më të gji8tha. Pra kjo vetëm se i ka treguar nuancat se për çfarë profili të politikanit bëhet fjalë… E njeh shumë mirë edhe atë ëndrrën e dikujt që dëshiron që ta arrijë atë ëndrrën amerikane, që tregohet që SHBA-të janë shtet i mundësive, mirëpo në bindjet e tij aq sa kam mundur të lexojë se Ruboi ka pasur referenca të rëndësishme për ekonomi, familjen dhe sigurinë e SHBA-së”, ka deklaruar ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.