Deputeti i PS-së Taulant Balla pretendon se e njeh personalisht Erjon Vishkullin, i riu i plagosur rëndë në sy me plumb gome. Verifikimet e Piranjat News tregojnë të kundërtën: Vishkulli e ka fyer vazhdimisht në profilin e tij të Facebook-ut.
Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-ministri i Brendshëm Taulant Balla ka pretenduat se e njeh personalisht Erjon Vishkullin, 28-vjeçarin që u godit me plumb gome në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit 2026 në Tiranë dhe që është dërguar për operacion të specializuar në Itali.
“E njoh personalisht”/ Taulant Ballës i del gënjeshtra
Në komentet e veta si autor në profilin e tij të Facebook-ut, Balla shkruan se e njeh Vishkullin “personalisht” dhe i uron shërim: “Erjon Vishkullin e njoh personalisht dhe uroj te behet mire. Një familje e shkëlqyer dhe fermere prodhues te një vaji ulliri cilësor. Gjithashtu Erjoni eshte nje tifoz futbolli shume mik edhe tek AF elbasani dhe tek tifozet kuq e zi.” Ai shton se mos t’i “hapin barkun” algoritmit ata që flasin keq për të riun dhe përmend se një mjek i huaj do të konsultohet me mjekët shqiptarë për ndërhyrjen.
Erjon Vishkulli, i njohur si pjesë e grupimit “Tifozat Kuq e Zi” dhe me familje që merret me prodhimin e vajit të ullirit në zonën e Elbasanit, u plagos rëndë gjatë përplasjeve me policinë. Ai ka treguar se ndodhej rreth 30 metra larg efektivëve, pa asnjë reagim, kur u godit; plumbi i gomës mbeti në sy dhe ai u operua fillimisht në Shqipëri para se të nisej për Romë (spitali San Carlo) për ndërhyrje të mëtejshme.
Verifikimet e Piranjat News
Nga kontrolli i profilit të Facebook-ut të Taulant Ballës rezulton se Erjon Vishkulli ka komentuar në postimet e deputetit me fyerje të rënda, jo me tonin e dikujt që njihet personalisht dhe me respekt.
Në një postim të Ballës, Vishkulli shkruan:
“Fole ti o ku*v qe nuk te do as shtepia jote”
Në një tjetër postim (foto e Ballës me një personalitet tjetër pranë selisë së OKB-së), komenti i Vishkullit është:
“O tao o GOJORS”


Këto komente janë publikuar në profilin e Ballës dhe tregojnë një qëndrim të hapur armiqësor të të riut ndaj deputetit socialist, në kundërshtim të plotë me pretendimin e Ballës se e njeh “personalisht” dhe se familja e tij është “e shkëlqyer”.
Piranjat News thekson se pretendimi i Ballës vjen në një moment kur rasti i Vishkullit ka marrë vëmendje të madhe publike dhe politike, me deklarata të ndryshme edhe nga kryeministri Edi Rama lidhur me dërgimin e të riut në Itali. Motra e Vishkullit ka mohuar publikisht se iniciativën e ka marrë shteti, duke e vlerësuar si ndihmë të familjes, miqve dhe mbështetësve./ Piranjat News
