Lajme

E njohu përmes TikTokut, arrestohet i dyshuari për dhunimin e 13-vjeçarit në Ferizaj

Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për një rast tejet i rëndë që dyshohet të ketë të bëjë me dhunim të një të mituri në Ferizaj, ndërsa rasti tashmë është nën hetime nga organet kompetente

Siç mësoi Sinjali, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 9 dhjetor 2025, në qytetin e Ferizajt, ndërsa viktimë është një i mitur me inicialet A.K.

Moneytizer Paragrafi 2

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar.

“Ferizaj / 09.12.2025 – NN. Më 16.12.2025 pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bën të ditur Policia e Kosovës.

Moneytizer Paragrafi 4

Rasti është bërë i ditur më 15 dhjetor 2025, rreth orës 11:00, kur Policia është njoftuar nga shkolla “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë, se nxënësi i kësaj shkolle dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një person tjetër.

Burimet bëjnë të ditur se pas pranimit të informacionit janë njoftuar hetimet rajonale, të cilat, në prani të prindit të fëmijës, zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale dhe psikologut, kanë marrë deklaratën e viktimës.

Sipas deklarimit, i mituri ka treguar se përmes rrjetit social TikTok ishte njohur me një person që nuk e njihte më herët.

Me datë 09.12.2025, viktima ka shkuar me dëshirë në Ferizaj, në banesën e personit të dyshuar, ku, sipas tij, pa dëshirën e tij janë kryer marrëdhënie seksuale.



ks