ShowBizzz

E nxorri të bijën nga ‘Grande Fratello’, babai i Heidit do përballet me ligjin

Heidi Baci, shqiptarja 26 vjeç që u bë pjesë e “Grande Fratello” (Big Brother italian) ka lënë në mes garën pas takimit që zhvilloi gjatë spektaklit me babain e saj. Brenda shtëpisë ajo u njoh me një 47-vjeçar, Massimiliano Varrese dhe filloi të krijonte raport intim me të, por kjo nuk i ka pëlqyer aspak babait të saj, për të cilin tha se partneri është më i madh se ai dhe për më tepër e keqtrajton.

I ftuar në “Shqipëria Live” ka qënë miku i Massimiliano, i cili ka folur më tepër për lajmet që qarkullojnë në mediat italiane. Ai është shprehur sipas mediave italiane, Massimiliano pritet që ta hedhë në gjyq babain e Heidit, për prishje të imazhit.

Kjo pasi disa herë gjatë spektaklit ai përmendi faktin se Massimiliano ishte shumë i madh për Heidin, madje më i madh se vet ai si edhe lidhur me faktin se ai e keqtrajtonte.

E nxorri të bijën nga 'Grande Fratello', babai i Heidit do