Lajme

E pa nga afër entuziazmin: Gacaferi për ‘Bota Sot’ – Më shumë se 80% e mërgatës do votojnë për Kurtin

Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, zhvilloi një takim me bashkatdhetarët shqiptarë në Zurich, Zvicër.

Tubimi ishte madhështor dhe Kurti theksoi edhe njëherë se diaspora është pjesë e pandashme e shtetit dhe kombit tonë.

Mërgata jonë bujare me zemër të madhe. Dashurinë dhe kontributin për vendin i ka pa kushte. Shtyllë në kohë rezistence e lufte, motor zhvillimi në kohë paqeje e shtetndërtimi, ajo është pjesë e pandashme e shtetit dhe kombit tonë. Bashkatdhetarë, bashkë për atdheun!”, shkruan Kurti.

Lidhur me këtë takim, për “Bota Sot” ka folur Luan Gacaferi nga Guxo, i cili ka vlerësuar lartë rolin e mërgatës shqiptare.

Ai vlerëson rolin e mërgatës shqiptare duke thënë se takimi ishte madhështor, me një mobilizim dhe frymë të jashtëzakonshme të mërgatës për të votuar Albin Kurti më 28 dhjetor. Organizimi është i paparë dhe besoj se mbi 80% e mërgatës do të japin votën e tyre, duke siguruar një qeveri stabile për katër vitet e ardhshme.

“Ishte njëri prej takimeve më madhështor qe unë kam pa e kam qenë prezentë ndonjëherë! Unë kam parë një mobilizim te jashtëzakonshëm dhe një frymë si asnjëherë me parë të mërgata qe këtë herë dhe në zgjedhjet e 28 dhjetorit ta votojnë zt. Kurti!

Ka një organizim të paparë deri sot qe të shkojnë në Kosovë për të votuar, sikurse edhe të votojnë ata qe janë regjistruar si votues jashtë Kosovës!

Përtej çdo propagande qe shfaqet çdo natë në TV-të, e Kosovës, unë ju them me bindje e nga përvoja qe mbi 80% e mërgatës janë e do ta votojnë Albinin!

Bukur me bindje e them se këtë herë e më 28 dhjetor, vota e mërgatës do jetë vota vendimtare qe Kosovës do i jap një qeveri stabile për katër vitet e ardhshme”, thekson ai për “Bota sot”.