Loredana Zefi nuk ka qenë shumë aktive në projekte të reja muzikore kohët e fundit. Megjithatë, ajo vazhdon të jetë prezente në rrjetet sociale, ku ndan herë pas here postime të ndryshme me ndjekësit e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi të fytyrës së saj, mbi të cilën ka vendosur disa emoji me fruta dhe perime. Postimi ka tërhequr vëmendje për shkak të simbolikës së paqartë.
Nuk dihet saktësisht se çfarë ka dashur të përcjellë artistja me këtë imazh, ndërsa fotografia ka mbetur pa një shpjegim shtesë nga vetë ajo.

