Pas ndarjes nga Olsi Bylyku, Egli Takon e pamë shumë të përkushtuar me palestrën dhe pas disa muajsh punë ajo ka arritur format perfekte.
Së fundmi përmes dy fotove Egli ka treguar edhe ndryshimin drastik që ka pësuar.
Në imazhet e publikuara shfaqet Egli para dhe pas humbjes në peshë dhe tonifikimit të trupit.
Kujtojmë se gjatë një interviste të dhënë pak kohë më parë, ajo u shpreh se dëshiron që këtë pasion ta kthejë edhe në punë duke u bërë trajnere fitness-i.