Kuriozitete

E paprecedentë në Spanjë, qytetarët protesta kundër numrit të lartë të turistëve: Shkoni në shtëpi

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Spanjë ku aktivistë të shumtë në numër nisën një grevë urie të pacaktuar në Tenerife duke protestuar kundër efekteve që ka sjellë turizmi masiv.

Duke kërkuar një turizëm më të qëndrueshëm dhe të menaxhueshëm, aktivistët thanë se janë të lodhur nga numri i lartë i turistëve për shkak të efekteve që kanë sjellë në ndryshimet e ishujve Kanarie.

Grevistët duan që autoritetet të ndalojnë dy projekte turistike, njëri që përfshin ndërtimin e një hoteli me pesë yje pranë një prej plazheve të fundit të virgjër të Tenerife-s të quajtur La Tejita.

Ata gjithashtu duan që politikanët lokalë dhe rajonalë të ndryshojnë modelin turistik për të mbrojtur ishullin nga ndikimet e turizmit masiv, duke përfshirë ndotjen e detit, bllokimin e trafikut dhe mungesën e banesave të lira të përballueshme të lidhura me rritjen e çmimeve të pronave për shkak të pushimeve të stilit Airbnb.