ShowBizzz

E papritur! Moza largohet nga “Ferma VIP”?

Një postim i papritur në Instagram ka shkaktuar trazira te fansat e Mimoza Ahmetit, personazhit më viral të “Ferma VIP 3”. Mëngjesin e sotëm, në llogarinë e saj zyrtare u publikua një grafikë ku shfaqej fotoja e Mimozës me mbishkrimin: “MIMOZA Largohet nga Ferma VIP”, duke ngritur menjëherë dyshime mbi përfundimin e rrugëtimit të saj televiziv në mënyrë kaq befasuese.

Postimi shkaktoi panik dhe reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët filluan të pyesnin nëse largimi ishte i vërtetë. Për disa minuta, rrjeti social u mbush me komente dhe spekulime rreth situatës.
Megjithatë, shpejt u bë e qartë se gjithçka ishte një rreng i përgatitur nga stafi i saj në Instagram, për të shënuar 1 Prillin, Ditën Ndërkombëtare të Gënjeshtrave. Ky “ngacmim” virtual arriti qëllimin e tij, duke trazuar pak ujërat në rrjet dhe duke dhuruar moment surprize ndjekësve.

Të lidhura

None found

Fansat mund të marrin frymë lirisht: Mimoza vazhdon të qëndrojë brenda në fermë, e gatshme për të dhuruar humor, batuta të forta dhe situata komike që bëjnë xhiron e rrjetit. Rrjeti social i Mimozës tregoi edhe njëherë fuqinë e tij për të krijuar emocione të forta dhe për të mbajtur publikun të angazhuar.

Postimi i shpërndarë në llogarinë personale të fermeres:

Të Lidhura:

  1. Gjesti ndez thashethemet për një romancë të re pas një postimi enigmatik në rrjete sociale
  2. Luiz Ejlli tregon “formulën” për të fituar Big Brother
  3. Çfarë po ndodh me Cllevion? Postimi nga spitali shqetëson ndjekësit
  4. Arti grek në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare këngëtarja e njohur, Marinella

Të Ngjashme