ShowBizzz

E papritur në BBVK 5: Largohet një banor, dy personazhe të rinj futen në shtëpi!

Spektakli i fundit i “Big Brother VIP Kosova 5” ka sjellë ndryshime të rëndësishme në përbërjen e shtëpisë, ku një prej konkurrentëve është eliminuar dhe dy të tjerë janë bërë pjesë e lojës.

Trajneri i fitnesit, Rron Isufi, është bërë banori i dytë që përfundon rrugëtimin e tij në këtë format. Pas numërimit të votave të publikut, ai rezultoi me më pak mbështetje në televotim, duke u larguar përfundimisht nga gara.

Po gjatë të njëjtit spektakël, shtëpisë i janë bashkuar dy banorë të rinj. Erik Birko, i cili punon si trajner fitnesi dhe nutricionist, si dhe grimiere Edita Abazi, kanë nisur zyrtarisht garën për çmimin e madh, duke krijuar premisa për dinamika të reja mes konkurrentëve.

Kujtojmë se gjatë nisjes së këtij edicioni, Rron Isufi ngriti pikëpyetje në rrjetet sociale pasi ka dhënë dy përgjigje të ndryshme për moshën e tij.

Të Ngjashme