ShowBizzz

E papritur! Pas Ronaldos, edhe ky ish-banor i BBV do jetë në ”Kepin e Tundimeve”

Së shpejti, në ekranin e “Top Channel” pritet të startojë sezoni i dytë i emisionit “Kepi i Tundimeve”, këtë herë me disa ndryshime.

Është konfirmuar tashmë se programi do të ketë një moderatore, dhe bëhet fjalë për Kiara Titon.

Sa i përket konkurrentëve, deri më tani Olsa Muhameti, autorja e programit, ka konfirmuar Ronaldo Sharkën.

Mirëpo pak më parë, burime për “Kryefjala” kanë zbuluar një tjetër konkurrent.

Bëhet fjalë për po ashtu një ish banor të BBV. Gerti Koxhaj, modeli i cili spikati që nê reality show, pritet të jetë ne “Kepi i tundimeve”.

Duket se ky sezon do ketë plot surpriza.