ShowBizzz

E PAPRITUR/ Videoklipi i Ledrit me Sarën hiqet nga Youtube

Videoklipi “Gjendja” i Ledrit me Sarën, i realizuar pak muaj më parë, nuk gjendet më në Youtube.

Në një kohë që përflitet për një ndarje të mundshme mes tyre, aludimet tashmë janë përforcuar.

Thashethemet nisën kur Ledri nuk u shfaq publikisht për të mbështetur partneren e tij në debutinin e filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku shfaqej edhe Sara.

Ledri hoqi të gjitha postimet në rrjetet sociale dhe madje anuloi disa koncerte që ishin planifikuar, por nuk dha asnjë arsyetim.

Por pak ditë më para, ata janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit në rrugët e Prishtinës.

Dyshja nga ana tjetër ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje, duke mos dhënë shpjegime lidhur me jetën e tyre private, duke u fokusuar vetëm në karrierë.


NewsBomb