12
Një fluturim i Frontier Airlines u detyrua të ndërpriste ngritjen në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit pasi dyshohet se goditi një këmbësor në pistë, mbrëmjen e së premtes.
Sipas raportimeve, incidenti ndodhi rreth orës 22:15, kur avioni po përgatitej për ngritje drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Los Angelesit. Gjatë lëvizjes në pistë, motori i avionit thuhet se mori flakë, ndërsa tymi filloi të mbushte kabinën.
Në një regjistrim audio të publikuar nga ABC Neës, piloti dëgjohet duke njoftuar kontrollin e trafikut ajror: “Kulla, Frontier 4345, po ndalemi në pistë… sapo goditëm dikë… kemi një zjarr në motor”.
Frontier Airlines plane fatally strikes person during takeoff at Denver airport | Denver | The Guardian
Pak çaste më vonë, piloti shtoi: “Kemi tym në avion, do të evakuohemi në pistë”.
Pas incidentit, më shumë se 200 pasagjerë u evakuuan përmes rrëshqitëseve emergjente, ndërsa ekipet e zjarrfikësve dhe shërbimet emergjente mbërritën në vendngjarje për të shuar flakët dhe për të ndihmuar pasagjerët, shkruan Metro.

Në bord ndodheshin 224 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit. Fluturimi ishte planifikuar të mbërrinte në Los Angeles rreth orës 00:16 pas mesnate.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe identitetin e këmbësorit që ndodhej në pistë.
ks
