Funeralet tradicionalisht njihen si ceremoni të mbushura me trishtim dhe reflektim solemn. Por një funeral në Peru mori një kthesë befasuese kur e veja u filmua duke bërë twerk pranë bashkëshortit të ndjerë, i vendosur në arkivol të hapur.
E veshur e gjitha me të zeza, gruaja shihej duke lëvizur në mënyrë provokuese përballë homazhit prej kartoni, ndërsa të pranishmit duartrokisnin, bërtisnin dhe e inkurajonin me të qeshura.
Ceremonia u kthye në një koncert të mirëfilltë kur këngëtari i reggaeton-it, El Cangri del Callao – i vetëquajtur “animator funeralesh” – mori pjesë në ngjarje me hite festive.
Në një moment, ai madje i nxiti të pranishmit të dilnin në pistë dhe të “shkundnin trishtimin”.
Kjo përcjellje e çuditshme, që ndodhi më 6 korrik, u regjistrua e gjitha në video.
El Cangri më pas e postoi klipin në Instagram, ku grumbulloi 4.3 milionë shikime dhe gati 8,000 komente.
Rrjetet sociale reaguan me humor, ku një komentonte: “Hej vëlla, do vdes më 23 korrik. Je i lirë atë ditë?”
Një tjetër shtonte: “Janë shumë të rinj këta, po në kohën tonë qanim nëpër funerale.”
Një i tretë shkruante me ironi: “E veja gjen pesë dashuri të reja… në të njëjtën natë.”
Të tjerë nuk u treguan aq të butë. Një komentues u shpreh i indinjuar: “Kjo muzikë idiote i bën njerëzit idiotë.”
Por jo të gjithë u skandalizuan. Një përdorues tjetër shkroi: “Kam marrë pjesë në shumë ceremoni mortore, por gjithmonë me një ton shumë ndryshe nga ky video.
Asnjëherë s’kam parë një lamtumirë kaq të gjallë dhe plot dritë.
