ShowBizzz

E pranojnë publikisht, Musk dhe Zuckerberg do të përleshen fizikisht, në kafaz!

Elon Musk dhe Mark Zuckerberg janë gati ta cojnë rivalitetin e tyre në një tjetër nivel, nga industria e teknologjisë, ku janë padyshim dy prej “titanëve” të tregut, në një ndeshje kafazi.

Po, po, nuk e dimë me siguri se cfarë “problemi” kanë me njëri-tjetrin miliarderët e Meta-s dhe Twitter, por nuk do ishte aspak habi që t’i shihnim në ring, në një përballje të fortë.

E këtë e themi pasi ka qenë vetë Musk që kohët e fundit postoi në Twitter se ai ishte gati “për një ndeshje në kafaz” me Zuckerberg, ndërsa ky i fundit dy ditë më parë u përgjigj me një screenshot të postimit të CEO-s së “Tesla” në Twitter ku shkroi: “Më dërgo vendndodhjen”.

Një zëdhënës i Meta-s më pas, i pyetur për postime, tha për “Verge” se: “Postimi në Instagram flet vetë.”, duke vërtetuar kështu se mund të kemi një ndeshje dhe ndoshta nuk është aq shaka sa duket.

Bastet tona nuk i kemi vënë ende dhe nuk dimë për kë do t’i vendosim, duke qenë se në fakt Elon është fizikisht më i madh se Zuckerberg, por CEO i “Meta” praktikon jiu-jitsu, artin marcial brazilian dhe fitoi medalje ari dhe argjendi në një turne në maj. Le të themi që basti i sigurtë është Mark!