ShowBizzz

E pyesin për ish-bashkëshortin, Diola revoltohet me gazetaren: Nuk reagon ai që ka bërë kalamajtë, reagoni ju

Diola Dosti ishte e ftuar në emisionin n’ZOOM me Albina Zeneli. Ish-banorja e ‘Big Brother Vip Albania 2’, u pyet edhe për raportin me ish-bashkëshortin dhe deklaratat që bëri brenda shtëpisë.

Në një moment, Diola u revoltua kur gazetarja vazhdoi ta pyeste për këtë çështje.

“E para njëherë unë nuk mendoj fare për ta, mendoj vetëm për vajzat, për veten dhe të gjitha situatat pozitive që mund të krijoj që vajzat dhe ne të jemi të lumtur, për pjesën tjetër nuk mendoj fare. Po të them nëse do isha futur përsëri, do kisha shpërthime se ne jemi njerëz. Kur kam qenë me nerva e kam thënë atë fjalë dhe nuk pendohem fare se ishte diçka natyrale që më erdhi. Nuk kam asnjë lloj shtese për të bërë. Jetë të lumtur, ditën e mirë. Unë rrugën time, ti rrugën tate. Kjo është më e bukura se reagoni ju gazetarët, reagon populli që mendon se i do fëmijët e mi më shumë se i dua unë dhe ndërkohë nuk reagon ai që ka bërë kalamajtë. Ça të them unë tani, më shqip se kaq, qofshi ju që jeni!”, tha Diola.