Indri Shiroka është rikthyer të flasë për Vanesën, disa kohë pas përfundimit të historisë së tyre të nisur gjatë “Ferma VIP 3”.
Dyshja krijoi një raport brenda fermës, por marrëdhënia mori fund gjatë spektaklit, pas daljes së Vanesës. Ndarja e tyre u diskutua gjatë edhe për shkak të deklaratave që Indri bëri në atë periudhë.
Së fundmi, një ndjekës e ka pyetur Indrin në rrjetet sociale nëse ekziston mundësia që ai dhe Vanesa të pajtohen. Në përgjigjen e tij, ai nuk ka folur për një rikthim, por ka bërë të qartë se nuk ka armiqësi mes tyre.
“Unë s’jam prishur kurrë me të! Vazhdoj ta ndjek dhe t’i dëshiroj të gjitha të mirat e kësaj bote, siç i meriton!”, është shprehur Indri.
Gjatë “Ferma VIP”, fundi i marrëdhënies së tyre kishte ardhur pas një periudhe jo të lehtë mes çiftit. Indri kishte treguar se gjatë ditëve kur Vanesa nuk ndodhej pranë tij kishte ndjerë më shumë liri sesa mungesën e saj.
Në letrën që asokohe i lexoi publikisht, ai i tha: “Nuk jam i duhuri për ty, ti meriton dikë që të do ashtu si ti mua”.
Edhe pas përfundimit të programit pati një tjetër përballje mes tyre. Vanesa tregoi se ishte takuar me Indrin në “Post Ferma VIP”, por nuk e fshehu zhgënjimin që kishte mbetur nga mënyra se si kishte përfunduar historia.
Deklarata e fundit e Indrit nuk jep ndonjë sinjal konkret për një pajtim. Megjithatë, ai bën të qartë se vazhdon ta ndjekë Vanesën dhe se, pavarësisht asaj që ndodhi mes tyre, i dëshiron asaj më të mirën.
