Pasi ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Juliana Nura e quajti njeri të pabesë, sa i takon ndodhive të fundit pas sherrit në Pejë, vjen reagimi i ashpër nga Stresi.
Reperi i është kundërpërgjigjur Nurës me një gjuhë të ashpër, ndërsa ka bërë një deklaratë shokuese pas shpalljes së tij në kërkim nga policia e Kosovës për dhunimin e personazhit të TikTok, Medi Iseni.
“Stresi është besëprem, nuk është mashkull. Nuk është burrni ai është mashkull”, tha ajo në një reagim në rrjetet sociale.
Por, reperi ka reaguar nga arratia dhe ka zbuluar detaje rreth raportit intim që ka pasur me Juliana Nurën, me të cilën ndau edhe shtëpinë e BBVK. Reperi ka shpërndarë postimin dhe shkruan: “Më fal që s’të kam çuar në hotel ke të drejtë jam bespremë, se të çova me makinë në Malin e Dajtit”.