ShowBizzz

E quajti “Kamerierja e Lushnjës”, Kiara Tito i kundërpërgjigjet ndjekëses

Kiara Tito, këtë herë është shfaqur në kopertinën e revistës “Global Woman”.

Ajo ka folur për jetën pas Big Brother-it, romancën me Luiz Ejllin si dhe për karrierën profesionale.

Ndërsa këtë e ndau me ndjekësit në Instagram, të shumtë ishin komentet me të cilat u përball moderatorja.

O Zot kamerierja e Lushnjës në cover”, ka qenë komenti që i është bërë Kiarës nga një ndjekëse.

Edhe po të isha kameriere ç’të keqe ka? Nuk është turp sot të punosh! Turp është të rrish kot, e të ofendosh 24 orë nëpërmjet një telefoni”, ia ktheu ajo nga ana tjetër.