Lajme

E rëndë/ 50-vjeçari vr*t nënën dhe pranon krimin live në televizion: Nuk e di pse e bëra

Një 50-vjeçar në Itali ka rrëfyer vrasjen e nënës së tij, live në televizion, 24 orë pas ngjarjes së rëndë.

Lorenzo Carbone, ishte në kërkim nga policia pasi kishte dyshime se mund të ishte autori dhe në momentin që ka qenë duke u kthyer në shtëpi, një gazetar e ka pritur para derës.

Kur ai është afruar, gazetari i ka dalë përpara dhe ndërsa kanë qenë në transmetim live ai ka treguar se ishte autor i vrasjes së nënës së tij.

“Nuk e di pse e bëra”, ka deklaruar ai, ndërsa dukej që ishte i penduar.

Më pas ai ka treguar me detaje se si e ka mbytur nënën e tij, me lak, pasi ka provuar mënyra të tjera.

“Nuk e di pse e bëra,” përsëriti ai duke qarë.

Loretta Levrini u gjet pasditen e djeshme nga vajza e saj, rreth orës 17:00, kur ajo shkoi për ta vizituar si çdo fundjavë.

Gruaja e moshuar ishte në shtrat, e mbytur me lak, me sa duket gjatë mëngjesit të së dielës.

Pas rrëfimit, gazetari ka njoftuar policinë. Autoritetet kanë mbërritur dhe e kanë vënë në pranga 50-vjeçarin.