Lajme

E RËNDË/ 60-vjeçari kërcënon shefin e Hetimit Doganor në ambientet e Prokurorisë së Tiranës! (EMRI)

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi dyshohet se ka kërcënuar për shkak të detyrës, shefin e Hetimit Doganor me atributet e Policisë Gjyqësore.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të Prokurorisë së Tiranës, ku i arrestuari dyshohet se ka kanosur zyrtarin gjatë ushtrimit të detyrës.

Në pranga është vënë Adnan Rexha, ndaj të cilit kanë nisur hetimet për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

NEWS  Transformimi i “Gert Gjeneralit” – Si ka ndryshuar 52-vjeçari që vrau të “fortin” e Tiranës, Naim Zyber në një spital në Itali ( pritet ekstradimi nga Belgjika)Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar motivet që çuan në konfliktin mes palëve.

Të Ngjashme